Kongesmenia republikane: Nëse amerikanëve u hiqen armët, nuk do të jenë më ‘qytetarë por subjekte’ (fotot)

03/08/2022 21:36

Një video e kongresmenes së djathtë nga Colorado Lauren Boebert por bëhet virale në mediat amerikane ku ajo thotë se nëse qytetarëve u ndalohen armët, ata mund të përfundojnë “duke ngrënë qen”.

Duke folur dy ditë më parë në një intervistë me rrjetin  Newsmax, republikania Boebert reflektonte një konfrontim që kishte pasur në vitin 2020 me demorkatin Beto O’Rourke.

Para se Boebert të vinte në zyrë, O’Rourke tha në një event elektoral në shtator 2019 ishte i përkushtuar për të hequr automatikët nga shtëpitë e qytetarëve.

Çështja e armëve është një debat delikat në SHBA teksa mbështetësit republikanë besojnë se qeveria demokrate po përpiqet me të gjitha mënyrat për të marrë armët e tyre, edhe pse të garantuara nga kushtetuta e vendit, me qëllim imponimin e politikave të saj.

Duke folur për rëndësinë e armëve për qytetarët e SHBA, Boebert tha se nëse demokratët i hiqnin ato qytetareve, ata do të nisin të hanë qen sic ndodh në  Venezuelë, ku qeveria e ka bërë këtë.

“Nëse qytetarët në Amerikë çarmatosen atëherë nuk do të jemi më qytetarë por subjekte”, thotë  Boebert në video.

“E keni parasysh që në Amerikë kemi parukierët e qenve që janë të mrekullueshëm, kurse në Venezuelë qentë i hanë, sepse nuk kanë armë zjarri dhe nuk mund të mbrohen nga një qeveri tiranike”, thotë Boebert në intervistë.


I nominuari demokrat për Colorado, Adam Frisch sfidoi komentet e Boebert në videon virale.

“Arsyetimi është i ekzagjeruar. Nëse Lauren Boebert pranon të debatojë do i kërkoj të thellohet pak më shumë” shkroi ai në tweeter.

FOTO GALERI
2/3
"Nëse qytetarët në Amerikë çarmatosen atëherë nuk do të jemi më qytetarë por subjekte”, thotë Boebert në video.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA