27 vjeçari bëhet viral në rrjet pasi nuk gjen dot punë sepse ka pamjen e një fëmije (fotot)

28/07/2022 21:21

Mao Sheng me pamjen e tij rinore thotë se mënyra sesi e shohin të tjerët po e pengon të gjejë një punë me të cilën të mbështesë babanë e tij të sëmurë.

27-vjecari është bërë viral me disa video në rrjet ku ankohet se nuk e marrin në punë pasi duket si një fëmijë.

Mao Sheng nga provinca kineze Guangdong, po pushton shpejt rrjetet sociale të vendit të tij, me simpatinë që i dërgojnë përdoruesit për hallin e tij.

Me trupin e vogël dhe pamjen rinore, shumë punëdhënës mendojnë se ai është shumë më i ri nga sa thotë dhe tremben se autoritetet do t’i kontrollojnë për zbatimin e ligjeve të punës.

Por pas shfaqjes në rrjetet sociale lutjet e tij të dëshpëruara për një vend pune janë bërë virale.

Shumë përdorues e simpatizojnë për problemin që ai ka, ndërsa të tjerë e vënë në lojë ose e ndjekin për të kënaqur egon e sadizmin e tyre personal.

Në një nga videot e para në Dongguan, ai shfryn zhgënjimin e tij pasi nuk mund të mbështesë financiarisht të atin e sëmurë.

Ai tregon më tej se doli të kërkonte punë me një shok, i cili gjeti shpejt angazhimin, kurse Mao mbeti pa asnjë ofertë.

Por pas suksesit të videove sipas raportimeve një numër punëdhënesish i kanë bërë ofertat e tyre të riut.

Në një prej videove të fundit tregohet sesi Mao ka pranuar një prej vendeve të punës, shkruan rrjeti Oddity Central.

Në video Mao tregon kartën e tij të identitetit ku shihet që ka lindur në 1995.

Rrjeti MS News, i cili përktheu videon tha se nëna e Mao është rimartuar pasi babai i tij pësoi një goditje cerebrale, duke e lënë atë të vetmin ne familje që mund të punojë.

FOTO GALERI
1/3
27-vjecari është bërë viral me disa video në rrjet ku ankohet se nuk e marrin në punë pasi duket si një fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA