26/12 20:57
Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Federico Bernadeschit me Toronton. Në ndeshjen debutuese ish-sulmuesi i Juventus shënoi një gol të bukur nga distanca ndërsa në sfidën e dytë me ekipin kanadezndaj Vancouver Whitecaps, asistoi në mënyrën e Quaresmas duke përdorur pjesën e jashtme të këmbës, një ekzekutim që teknikisht quhet “trivela”.
Në fakt, në fund Toronto e humbi nga penalltitë këtë ndeshje që luhej për finale e Kupës së Kanadasë.
90-minutat u mbyllën në barazim 1-1, por nga goditja e penalltive kundërshtarët e Torontos u treguan më të “ftohtë”. Në këtë ndeshje, titular ishte edhe Insigne, por ish-lojtari i Napolit u zëvendësua në fundin e pjesës së dytë pa mundur të lërë gjurmë.
Top Channel