Demokrati Edvin Kulluri, ishte i pranishëm ditën e sotme në “Top Talk”, ku u shpreh se rrugëzgjidhja e vetme për shpëtimin e PD-së është largimi i Berishës dhe hapja rrugë e reformimit të partisë.

Ai tha ndër të tjera se Berisha ka ulur veten duke thënë se dy kundërshtarët e tij Basha dhe Rama, janë autorët e shpalljes non grata nga Britania dhe SHBA-ja, pasi i jep shumë peshë atyre dhe dekurajon mbështetësit e vet.

Kjo është kosto për Partinë Demokratike dhe më e madhe për Berishën. Pavarësisht për keqardhjet që ndjej për Berishën, më vjen më keq për PD-në dhe për të ardhmen e saj dhe të situatës në të cilën ndodhet vendi me një qeveri që i ka konsumuar të gjitha mjetet për të qenë e suksesshme dhe me një opozitë që nuk po ringrihet dot.

Berisha me këtë që ka thënë sot, ka ulur veten sepse kryetari I opozitës nuk mund ti lejojë vetes të dekurajojë mbështetësit e vet duke I rritur vlerat kundërshtarit të tij Edi Ramës. Kjo është e gabuar sepse ai po thotë që dy kundërshtarët e mij janë njerëz që po komandojnë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Kjo është qesharake se nuk ka njëri në botë të besojë që Lulzim Basha mund të drejtojë rojën e derës së Partisë Demokratike e jo më të drejtojë shtetet të fuqishme. Edhe Edi Rama ka fuqi në qeveri e në PS por jo në një vend tjetër.

Berisha duhet të kishte dëgjuar të gjithë këshillat dashamirëse të një personi si unë që e kam respektuar për të gjithë kontributin e tij gjatë 30 viteve në politikë. Unë prapë i mbetem qëndrimit që duhet respektuar për historinë e tij por gjithmonë ka një fund në politikë.

Nuk u shpall vetëm Berisha non-grata Mbretëria e Bashkuar ka edhe 27 persona. Ky proces i shpalljes non-grata është përtej Berishës. Janë dy ish deputetë të PS-së, ish prokurori Llalla. Këtu ka një qëndrim të qartë politik sipas bindjes së tyre në bazë të bindjes që kanë ku persona të caktuar shihen si pengesë për zhvillimin e demokracisë. Berisha duhet të ishte tërhequr me kohë dhe të mbante qëndrim publik. Çdo ditë që kalon do të jetë më e pamundur për të që të tërhiqet. Tërheqja do të ishte e vetmja zgjidhje dhe hapja e rrugës për një refor,im serioz të PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA