Pa dhënë shumë detaje, nga sulmi kibernetik i cili u krye në një shqetësim serioz për shqiptarët, kreu i qeverisë Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat, ku tha se dyshime të forta bien mbi dy shtete, por pa i përmendur ato me emra.

“E pashë të udhës të dal vetë për shkak se bëhet fjalë për një temë me shumë rëndësi, e cila jo vetëm ka ngjallur interes, – se kjo është, në këtë rast, jo fjala e duhur, – por ka ngjallur shqetësim shumë të madh, lidhur me një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë, i cili kam kënaqësinë të them që është zbrapsur përfundimisht dhe në ndërkohë, shërbimet për publikun të platformës e-Albania janë rikthyer masivisht dhe tani mbeten një numër i vogël prej tyre për t’u rikthyer..

Ajo që dua të nënvizoj është se, së pari, sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpeshherë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha dhe shumë më të fuqishme, deri duke bllokuar edhe sisteme kritike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vendosur gjoba shumë të majme për ente të caktuara.

Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara, shpresoj se do ta bëjmë në vijim, kjo është pjesa më delikate e investigimit.” -u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA