“Paketa e Maleve”/ Muçi kërkon shfuqizimin e ligjit, Vengu në Komisionin e “Infrastrukturës”: Procesi është i hapur dhe i auditueshëm
Partia Demokratike shprehet kundër përfshirjes së Reformës Territoriale në projektkalendarin parlamentar.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga, raporton se kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve ka kërkuar që të mos përfshihet Reforma Territoriale në draftkalendar, por të vazhdohet procesi i konsultimit publik.
“Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë.
Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme.
Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër”, ka deklaruar ai.
Top Channel