“Paketa e Maleve”/ Muçi kërkon shfuqizimin e ligjit, Vengu në Komisionin e “Infrastrukturës”: Procesi është i hapur dhe i auditueshëm
Ditën e sotme u mbajt takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.
Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh se ‘Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar për rolin e tij qendror, si motori i procesit të integrimit europian të vendit tonë’.
Sipas Peleshit, anëtarësimi i vendit tonë në BE është prioriteti i prioriteteve të Kuvendit.
Fjala e Peleshit
Nga njëra anë kemi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian që sot është në ditë të mira dhe nga ana tjetër kompleksiteti gjeopolitik dhe siguria dhe paqja në rajon.
Në këto zhvillime, Bashkimi Europian mbetet faktor dhe garanci e pazëvendësueshme për zhvillimin, stabilitetin dhe sigurinë. Përballë këtyre sfidave, busulla e Shqipërisë mbetet e pandryshueshme, anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik kombëtar. Destinacioni jonë i vetëm për të ardhmen Shqipërisë dhe shqiptareve në rajon dhe si rrjedhim prioriteti numër 1 i Kuvendit të Shqipërisë.
Viti 2026 shënoi një moment të rëndësishëm për vendin tonë, suksesi i Konferencës së Bruksel për grupkapiutllin e parë themelorja si dhe mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave. Këto ishin vendimtare për ambicien tonë kombëtare, integrimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
Tashmë kemi hyrë në një fazë përcaktuese të procesit të negociatave, ku fokusi po kalon nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre efektiv dhe i matshëm. Këto objektiva nuk mund të arrihen vetëm me punën dhe këmbënguljen e Shqipërisë.
Top Channel