Asllani debuton me gol, Strakosha te Manchester United, Broja nuk ikën me Chelsea në turne

10/07/2022 12:46

Mesfushori kuqezi ka debutuar në formacion në miqësoren e Interit

Kristjan Asllani ka bërë një debutim ëndrrash me Interin duke shënuar gol në ndeshjen miqësore.

I transferuar te zikaltrit pikërisht në ditën e rikthimit të Romelu Lukakut, mesfushori 20-vjeçar kuqezi ishte titullar në miqësoren e parë sezonale të zikaltërve ndonëse ka zhvilluar vetëm pak seanca stërvitore me ta.

Mesfushori shqiptar ka bërë gjithçka mirë në prezantimin e parë, jo vetëm me golin, por me edhe me paraqitjen në ato minuta që luajti, duke treguar se nuk ka ardhur te Interi për të qenë thjesht rezerva e Brozoviç, por do të kërkojë vendin e tij në formacion.

Strakosha drejt Man UTD, portieri i Kombëtares Shqiptare pritet të jetë alternativë e De Geas

Thomas Strakosha drejt Manchester United. Lajmin e bujshëm e ka dhënë e para, media britanike “Talk Sport” dhe po bën me shpejtësi xhiron e botës, me ‘djajtë e kuq” që kanë identifikuar pikërisht shqiptarin si zëvendësuesin e parë të David De Geas.

Tashmë 27-vjeçar, Strakosha është pa ekip, pasi i përfundoi kontrata me Lazion dhe është duke negociuar me disa klube, por burime për “TalkSport” kanë konfirmuar se së fundi në garë është futur fuqishëm Manchester United.

Skuadra angleze huazoi te Nottingham Forest portierin e dytë Dean Henderson dhe aktualisht ka në organikë vetëm spanjollin David De Gea, ndaj Strakosha paraqet një alternativë mjaft të mirë, pasi mund të vijë si futbollist i lirë.

Gardiani kuqezi i dha fund aventurës 10-vjeçare te Laizo, ku të paktën prej 2016-ës ka luajtur rregullisht dhe numëron plot 208 ndeshje mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe kompeticioneve europiane ku kanë luajtur bardhekaltrit.

Chelsi pa Brojën në USA, mungesa e vaksinave të Covidit e lë Tuchel edhe pa Kante e Cheek

Chelsea është nisur drejt Amerikës për turneun e tij të miqësoreve ku në listën e të grumbulluarëve nuk është Armando Broja, i lënë jashtë si për të treguar se ai nuk do të jetë pjesë e Chlsea sezonin e ardhshëm pas një sërë kërkesash që ka për të në këtë merkato verore.

Sulmuesi shqiptar është në qendrën e vëmendjes të disa skuadrave europiane jo vetëm në Angli. Veç tij në Tomas Tuchel ka hasur në Amerikë edhe probleme me lojtarët e tij që kanë një status të paqartë me çështjen e vaksinave të Covidit.

Ai nuk mund të ketë në dispozicion për turneun në Amerikë, N’golo Kane dhe Ruben Loftus-Cheek. Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet të cilat nuk lejojnë të huajt e pavaksinuar të hyjnë në territorin e tyre, aq më shumë nëse këta persona e kanë kaluar më parë koronavirusin.

Si Kante, ashtu edhe Loftus-Cheek e kanë kaluar COVID-19, megjithatë nuk ka asnjë sqarim nëse ata janë të vaksinuar, apo nëse kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Pogba ul rrogën për Juven, francezi ka pranuar të kthehet në Torino duke hequr dorë nga shumë para

Paul Pogba tek Juventusi sipas mediave britanike ka shkuar me një ulje relativisht të madhe të pagës që ai merrte tek Manchester United.

29-vjeçari paguhej tek djajt 290,000 paund në javë, por në fund të sezonit të shkuar i përfundoi edhe kontrata e si rrjedhojë vendosi të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me Juventusin me opsionin e një viti tjetër

Ai pritet të fitojë një pagë bazë prej rreth 8 milion € në sezon plus 2 milion euro në bonuse të lidhura me performancën.

Top Channel