Ronaldo rikthehet te Real Madrid? Shoku i skuadrës te Portugalia habit me deklaratën

08/07/2022 09:53

Real Madrid mbetet një opsion për Cristiano Ronaldo-n, i cili me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij te Manchester United. Ronaldo, 37 vjeç dëshiron të vazhdojë të luajë në Champions League dhe këtë gjë, United nuk ia mundëson dot.

“A do të kthehet ai në Madrid? Mendoj se kjo do të ishte më e mira për të. A duan ata që ai të kthehet apo jo, kjo është një pyetje tjetër. Ajo që unë di për momentin është se Ronaldo e do me patjetër Champions-in. Ai kërkon të jetë përseri në nivele të larta sepse Cristiano ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe është përsëri në gjendje edhe për të fituar sërish Topin e Artë”, tha Fonte teksa fliste për “talkSPORT”.

Gjithashtu, në fjalët e tij Jose Fonte deklaroi se verën e kaluar kishte biseduar me Ronaldo-n që ai të transferohej në Francë, te Lille, por Cristiano e kishte refuzuar menjëherë idenë e tij.

Top Channel