Tirana starton sot sfidën eliminatore në Champions League/ Tifozët bardheblu ndezin atmosferën në Luksemburg

06/07/2022 12:12

Në prag të ndeshjes me Dudelange, tifozët bardheblu kanë ndezur atmosferën në Luksemburg.

Ndeshja e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Champions League do të luhet sot në 19:30 në stadiumin ‘Stade Jos Nosbaum’, ku kampionët e kryeqytetit, të Orges Shehit do të do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut.

Gazetari sportiv Endi Tufa, i cili ndjek atmosferën në Luksemburg tha për Top Channel se janë rreth 200 tifozë që kanë ardhur nga Tirana për të parë ekipin e tyre të zemrës. Ndërsa biletat në stadium variojnë nga 20-25 euro.

“O Tirona modhe, zemrën time pesh e cove kur ti gol shënove”- janë disa nga thirrjet në korr të tifozëve bardheblu.

Top Channel