Besimtarët muslimanë ecin rreth Qabes në Mekë për ritualin e parë të Haxhit (fotot)

04/07/2022 19:50

Besimtarë muslimanë nga e gjithë bota kanë vërshuar drejt Xhamisë së Madhe të Mekës për të ecur rreth Qabes, në ritualin e parë të Haxhit që nis të mërkurën.

Këtë vit do të lejohen rreth 1 milionë muslimanë të marrin pjesë në ritual, në krahasim me 2.5 milionë që u lejuan në vitin 2019.

Çdo musliman teorikisht duhet të kryejë udhëtimin në Mekë një herë në jetë, nëse kanë mjetet për ta bërë atë, ndërsa jo-muslimanët nuk lejohet ta kryejnë.

Mbledhja e besimtarëve në qytet është një përsëritje simbolike e pelegrinazhit të fundit të profetit Muhamed.

Për këtë pelegrinët duhet të hyjnë në një gjendje pastërtie fizike e shpirtërore të quajtur Ihram, e cila kërkon veshje e sjellje të veçantë.
Burrat duhet të mbajnë veshjet e lirshme të bardhë që simbolizon unitetin, pa dallim statusi shoqëror, shtrese apo kombi.

Pelegrinët nuk lejohet të debatojnë ose grinden, ata ndalohet të mbajnë parfum, të presin thonjë, flokët apo mjekrat e tyre, shkruan rrjeti AFP.

Rituali kërkon ecjen shtatë herë rreth Qabes, që është struktura e lartë kubike ne qendër të Xhamisë.

Kudo që ata janë në botë, muslimanët drejtohen nga Qabeja kur luten, pasi besohet se është ngritur nga Adami dhe më pas rindërtuar nga Ibrahimi 4000 vjet më parë.

FOTO GALERI
1/14
Besimtarë muslimanë nga e gjithë bota kanë vërshuar drejt Xhamisë së Madhe të Mekës për të ecur rreth Qabes, në ritualin e parë të Haxhit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA