Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë.

Ku në përmbyllje të qëndrimit, u shpreh se qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte diskutimi mbi dialogun Kosovë – Serbi e që duhet të ketë takim në nivel të lartë, për të arritur rezultate.

“Jam angazhuar nëpër takimet individuale si me kryeministrin Kurti ashtu edhe me Presidentin Vuçiç të sigurohemi që takimi i radhës të na japë rezultate ashtu që të mos e kritikojmë njëri tjetrin, dëshirojmë të pajtohen për çështje të rëndësishme, për qytetarët”, tha Lajçak.

Lajçak siguroi që nuk ka asnjë modalitet në tavolinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

‘Nuk ka propozim në tavolinë, ka pasur diskutime për këtë çështje edhe me zëvendëskryeministrin Bislimi edhe me kryeministrin Kurti, definitivisht do të përmendet në takimin e radhës sepse gjithmonë ngritet si temë nëpër këto takime.”

I dërguar i BE-së shtoi se prioritet në këtë fazë të dialogut është zbardhja e fatit të të pagjeturve që nga lufta. E sa i përket targave të automjeteve Lajcak tha se nuk është më temë diskutimi.

“Tabelat e regjistrimit nuk janë më pjesë e dialogut tani, do të jetë vendimi i Qeverisë tuaj. Ndërkohë kam diskutuar me kryeministrin Kurti dhe mund të prisni deklaratën për këtë çështje.”

I dërguari i Posaçëm për dialogun, takim të mbyllur pati edhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave veriore të vendit, e gjithë kjo për implementimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energji elektrike në këtë zonë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA