Sot, në mjediset e fshatit olimpik të Lojërave të 19-ta Mesdhetare, në Oran të Algjerisë, janë prezantuar edhe lojërat e ardhshme mesdhetare të pas katër viteve.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë drejtues të komiteteve olimpike të vendeve të Mesdheut, trajnerë, sportistë dhe gazetarë, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Italisë, prezantuan si organizatorë Lojërave të 20-ta Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në vitin 2026 në Taranto.

Në përfundim të këtij eventi prezantues, drejtuesit e komitetit olimpik italian, pasi i bënë një CV figureës dhe karrierës së tij profesionale, njoftuan se Stavri Bello, ish-sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, do të jetë edhe presidenti koordinues i Lojërave të 20-ta Mesdhetare, ‘Taranto 2026’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA