Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të mirë në botë, por me sa duket i biri do të ndjekë rrugën e tij.

Cristiano Junior po rritet dita ditës, njëkohësisht edhe profesionalisht falë stervitjes që bën. Ai e ka një person i cili e suporton vazhdimisht drejt rrugës së futbollit dhe ky është Ronaldo.

Futbollisti vazhdimisht e mer të birin në shumë stërvitje dhe shpesh janë fotografuar sëbashku. Para disa ditësh ai ka mbushur 12-vjeç, ndërsa vijon akoma më shumë të stërvitet për të ndjekur rrugët e të atit.

Njëkohësisht ajo që u vu re ishte edhe fanella që Cristiano Jr kishte veshur, ndërsa mbante numrin shtatë që është numri i Ronaldos.

Kjo e vërtetoi akoma edhe më shumë që  ai do të jetë një përfaqësues shumë i denjë i të atit, duke nisur si një talent i vogël por me dëshirën e madhe për sportin.

Ky është fëmija i parë i Ronaldos dhe sipas mediave ka ardhur në jetë nga një nënë surrogante. Deri më tani nuk dihet asnjë informacion për identitetin e saj, ndërsa futbollisti ka deklaruar se gjithçka do të ndodhë me kohën.

Rodriguez dhe Ronaldo janë bashkë që nga viti 2017, ata janë prindër të dy vajzave Alana Martina, 4 vjeç dhe vajza e porsalindur. Ylli i futbollit është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakëve 4 vjeçarë, Eva dhe Mateo .

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA