Qyteti liqenor i Pogradecit këtë verë do të sjellë larmi aktivitetesh argëtuese dhe sportive për pushuesit.
Çelja e sezonit turistik është bërë përmes një ceremonie të veçantë zhvilluar përgjatë gjithë bregut të liqenit. Për bashkinë e Pogradecit synimi mbetet turizmi gjithëvjetor ku nuk krahas plazhit përfshihen të gjitha potencialet e tjera natyrore apo kulturore
Risi për çeljen e turizmit kanë qenë edhe sportet e rërës kryesisht volejbolli ku këtë herë ka pasur pjesëmarrje jo vetëm nga ekipe shqiptare për edhe nga Kosova ndërsa kulinaria është gjithashtu një tjetër element që spikat.
Panairet e ndryshme të artit, kulinarisë dhe artizanatit së bashku me aktivitetet kulturore do të jenë çdo ditë të pranishme në Pogradec përgjatë këtij sezoni veror duke u shndërruar kështu në një risi të veçantë për këtë vit.
Top Channel