“Nuk marr dot frymë”, Blatter shtyu dëshminë, vendimi për të dhe francezin Platini më 8 korrik

08/06/2022 16:52

Dikur ishin njerëzit më të fuqishëm të futbollit botëror, sot janë në gjyq të akuzuar për mashtrim.

“Dhimbja do të kthehet dhe unë kam vështirësi në frymëmarrje”, – pëshpëriti 86-vjeçari të mërkurën.

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona i dhanë mundësi Blatterit ta jepte dëshminë e tij këtë të enjte.

Prokurorët zviceranë pretendojnë se një pagesë e vitit 2011 prej 2 milionë frangash zvicerane (1.6 milionë stërlina) e bërë nga Blatter ndaj francezit Platini, ish-president i organit qeverisës të futbollit evropian, UEFA, ishte e paligjshme.

Të dy mohojnë shkeljen e ligjit dhe thonë se transferimi ishte pagesë e vonuar ndaj ish-kapitenit të Francës, Platini, 66 vjeç, për punën e tij si këshilltar i FIFA-s midis viteve 1998 dhe 2002.

Dyshja u përjashtua nga futbolli në vitin 2015 dhe u paditën në nëntor të vitit të kaluar.

Gjyqi do të përfundojë më 22 qershor, ndërsa vendimi do të jepet më 8 korrik. Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të dënohen me burgim deri në pesë vjet ose thjesht me gjobë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA