Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri
53 qytetarë të tjerë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 307 numrin e pacientëve aktivë në vend.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 594 testime të kryera, 28 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Ndërkohë, janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 594
Testime totale 1,830,218
Raste pozitive 276,275
Raste të shëruara 272,471
Raste Aktive 307
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 203
Fier 33
Vlorë 22
Gjirokastër 18
Durrës 9
Korçë 8
Elbasan 4
Shkodër 3
Dibër 3
Lezhë 2
Berat 1
Kukës 1
Top Channel