FOTOLAJM/ U shfaq për herë të parë në publik, kush është Elvis Lila, drejtuesi i SHISH i komanduar nga Rama

28/09/2026 13:29

U mbajt sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga presidenti Bajram Begaj.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm titullarët më të lartë të vendit, mes tyre edhe Elvis Lila, të cilin kryeministri Rama e komandoi në krye të SHISH menjëherë pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

Në pamjet e publikuara nga presidenca shihet edhe Lila, çka përbën edhe shfaqjen e tij të parë për publikun.

Por kush është Elvis Lila?

Burime nga SHISH i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se z.Lila është një oficer karriere prej 20 vitesh në SHISH. Ai ka punuar si oficer drejtimi në një nga departamentet e SHISH.

Kur shërbimi i inteligjencës drejtohej nga Helidon Bendo, Lilës iu besua drejtoria e re e krijuar, e njohur si Drejtoria e Performancës.

Më pas Lila ka drejtuar departamentin e kundërzbulimit, një ndër tre më të rëndësishmit në strukturën e Inteligjencës Shqiptare.

Kur Vlora Hyseni mori drejtimin 3 vite më parë e emëroi Lilën si drejtor te departamentit për çështjet operacionale.

Te njëjtat burime nga Inteligjenca tregojnë se Lila ka qenë një nga bashkëpunëtoret me te afërt të Hysenit në çështjet e kundrazbulimit.

Ndërsa Kiço Sterjo, i emëruar prej saj si shef kabineti, është marrë me anën menaxheriale të burimeve njerëzore në SHISH.

Top Channel