Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po diskutohet për skandalin e kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe është ngritur pyetja se ‘e kujt është përgjegjësia?’.
Ervin Karamuço u shpreh se Hyseni duhej të shkarkohej nga kryeministri dhe të bëhet një hetim i brendshëm. Ndërkohë Bledian Koka u shpreh se SPAK heton krimet e rënda dhe se e ka kapur ‘gafil zonjën’.
Pjesë nga debati:
Ervin Karamuço: Dëmi i madh që nuk do të dalë kush, por ajo që është bërë aty është një inventar i madh që është censuruar dhe kush nuk është censuruar, se aty ka shumë departamente. Kjo zonja nuk është shkarkuar, kjo është komanduar drejtuese e SHISH-it në Kosovë, është kthyer prapë nën drejtorë dhe kur u ndërrua qeveria. Këtu si ka ardhur duhet ta thotë kryeministri, ajo ka qenë si dorë e djathtë me të jashtme. Standarde normale, kreu i shërbimit informativ. Ka shkelje, ti kur e menaxhon situatën që je në krye të shtetit, nëse kreu i SHISH-it ka bërë shkelje, duhet t’ia tregosh publikut apo jo, e ta menaxhosh së brendshmi. Duhej të ishte shkarkuar nga kryeministri direkt, personi tjetër që kishte komunikuar në celular ishte mbrapa hekurave. Të bëhej një hetim i brendshëm me patjetër, të shohë mandatet se SPAK-u aty i kishte letrat.
Grida Duma: Pse s’u bë?
Bledian Koka: SPAK-u heton krimet e rënda e ka kapur në gafil, ata të Kosovës sollën edhe disa nga fjalët nga prapa, ka shumë suporto me Serbinë.
Karamuço: Nuk e kemi me Kosovën, e kemi me zonjën.
Bledian Koka: Zonja atje është hequr, që ajo punonte për Serbinë. I thotë gjyqit: “Okej, ti fik zemrën, ti radarët”, po flet për të njëjtin kryeministër që i thanë të hiqte imunitetin e Ballukut dhe se hoqi.
Ervin Karamuço: A ka ndodhur raste të tjera që SPAK-u i ka thirrur, i ka thënë: “Ja ku i ke letrat” edhe ik, jep dorëheqjen edhe hajde këtu? A do e shpëtojmë ne këtë institucion apo jo?
Top Channel