Grida Duma e ka nisur “Top Story”-n me një monolog në lidhje me skandalin e kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke ngritur pyetjen se ‘e kujt është përgjegjësia?’.
Monologu i plotë:
E kemi nisur me qartësinë e linjës editoriale për një analizë në Top Story sot, sa i përket asaj që është përgjegjësia e shtetit, përgjegjësia e politikës. Pa dyshim ka një përgjegjësi individuale, organi me kreativitet në vend që është akuza edhe SPAK-u është duke hetuar. Këshilli i Sigurisë, me në krye të presidentit, del me një mesazh moral që drejtësia të vijojë hetimet edhe të jetë e pa penguar. Këtë gjë drejtësia e ka bërë dhe ndoshta ka marrë përgjegjësi për të gjithë, sa i përket asaj që i ka dhënë shqiptarëve një lloj shprese dhe frymëmarrje që korrupsioni nuk do të flejë i qetë.
Përgjegjësi morale ka, përgjegjësi individuale ka, por përgjegjësi politike a duhet të mbajë ndokush? Në Top Story kam pyetur dhe kemi analizuar saktësisht në këto analiza të fundit që kush e kontrollon dhe monitoron SHISH-in, cilat janë institucionet të cilat monitorojnë njëra-tjetrën dhe që sigurojnë atë që quhet kontroll edhe balancë, që një ditë të bukur askush nga klasa politike, ai në krye apo ata më poshtë, të mund të thotë që përgjegjësia është e të tjerëve, unë nuk kam ditur të bëj më shumë, sepse kam bërë aq shumë sa kam mundur, po se jam i pagabueshëm, edhe ndërsa pritet të vijë në Rinas kryeministri i vendit, shumë u tha e u stërtha mbi variablat e mesazhit të tij. A do ishte një mesazh i mbajtjes së përgjegjësisë apo i delegimit të përgjegjësisë, a prisnin shqiptarët që kjo përgjegjësi të vinte për disa, siç u tha e u hamendësua, të ishte dorëheqja apo zgjedhje të parakohshme, për disa të tjerë thoni që është një gjë që në Shqipëri është e zakonshme “dardhat pas shpinës i hanë ata” edhe ajo që ndodh realisht në shtete, në institucione, ne nuk dimë asgjë.
Ajo që kemi gjithashtu do të jetë edhe një barometër i Top Channel, që i përgjigjet disa pyetjeve për perceptimin publik, pikërisht për këto momente të një krize të thellë të besimit sa i përket institucioneve, sidomos pas asaj që ka ndodhur me SHISH-in, edhe si është përballuar kjo me vendet e tjera.
Top Channel