15/11 11:02
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksasin jugor ku kanë mbetur të vdekur 19 fëmijë dhe 2 të rritur.
Një 18-vjeçar i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit,.
Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.
Njëri nga viktimat ishte mësues.
“Zemra ime është thyer sot,” tha Hal Harrell, mbikëqyrësi i distriktit shkollor, duke njoftuar se të gjitha aktivitetet e shkollës u anuluan deri në njoftimin e dytë.
Top Channel