Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në një intervistë me Sokol Ballën theksoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në OKB, në kushtet që ndodhet Ukraina.
Për “Top Story”, Xhaçka tha se roli i vendit tonë ka qenë i nivelit të parë, si një pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë. Ministrja theksoi se kjo vjen me rreziqet e veta, por është përgjegjësi e Shqipërisë si pjesë e Këshillit të Sigurisë.
“Ne kemi luajtur një rol të nivelit të parë, kemi qenë në pararojë të të gjitha përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë.Kemi bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Europian, pro jo vetëm, edhe me NATO-n, për ta luajtur këtë rol pro-aktiv. Padiskutim që kjo vjen me rreziqet e veta, por kjo është një përgjegjësi që ne e kemi më së shumti duke qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe duke luajtur parësor si bashkëhartues i këtyre rezolutave, por na takon ta luajmë këtë rol edhe si një vend që ka qenë gjithmonë demokrati, pro perëndimor, paqedashës, në raport me çfarë po ndodh sot që po cënon jo thjesht lirinë e Ukrainës, por po cënon gjithë rendin ndërkombëtar dhe sigurinë e Europës është e rëndësishme të jemi një front i bashkuar, soç kemi treguar se jemi me botën demokratike. Na takon të luajmë rolin tonë, pavarësisht pasojave që mund të kemi. Jemi anëtar i NATO-s kështu e kemi të garantuar sigurinë. Ky është çmimi që duhet të paguajmë për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë, Europës”, tha ndër të tjera Xhaçka.
Top Channel