Gigio Donnarumma dhe Keilor Navas nuk mund të bashkëjetojnë më në të njëjtin ekip dhe të bëjnë rotacion në formacion, teksa pas kostarikanit, edhe gardiani italian i vuri kusht PSG-së që të zgjedhë njërin mes të dyve.
Të ndodhur në këto kushte, drejtuesit e Paris Saint Germain kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë vendosur t’i besojnë italianit Donnarumma, i cili është vetëm 23 vjeç dhe ofron garanci për të tashmen, por edhe të ardhmen.
Nga ana tjetër, gardiani nga Kosta Rika, Keilor Navas do të duhet të zgjedhë të qëndrojë në pankinë deri në fund të 2024-ës, kur i skadon kontrata, apo të largohet këtë verë, për t’u rikthyer sërish në kampionatin spanjoll, ku më herët ka qenë pjesë e Realit të Madridit.
Megjithatë duke njohur karakterin e Navas, por edhe duke pasur parasysh formën e shkëlqyer që po kalon, 35-vjeçari duket i bindur të provojë një tjetër eksperiencë, në një klub ku i garantohet një vend në formacion./supersport
Top Channel