Gruaja me fëmijë lë burrin e 14 viteve për ‘shpirtin binjak’, që pak më vonë e refuzoi (fotot)

10/05/2022 18:38

Një nënë e dy fëmijëve është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi rrëfeu se kishte lënë bashkëshortin e saj për atë që besonte se ishte “shpirti i saj binjak”, i cili pak më vonë e refuzoi.

Amanda Trenfield nga Sydney, është përshkruar nga kritikët në rrjet si “sociopate vetë-shkatërrimtare” për dokumentimin e historisë së saj në një libër të ri të titulluar, “Kur shpirti binjak të thotë Jo.”

Në disa pjesë të librit të publikuara nga e përditshmja australiane Sydney Morning Herald tregohen momentet qesharake kur gruaja thotë se “refuzimi ishte efekti ‘karma’ për faktin që kishte prishur martesën e saj”.

Trenfield përshkruan takimin magjepsës me atë që besonte se ishte “shpirti i saj binjak”, që ndodhi teksa ishte nje nate për darkë me bashkëshortin.

“Kur u ula në karrige dhe e shikova, menjëherë më humbi fryma,” shkruan Trenfield. “Kur sytë tanë u takuan kishte një familjaritet të menjëhershëm që ishte shumë më tepër sesa një bisedë për thyerjen e akullit. Ne ishim parë më herët, disa vjet më parë, emri i tij ishte Jason dhe unë nuk e kisha harruar.”

Trenfield nuk shpjegonte rrethanat kur ishte takuar më parë me Jason, por tha se ndjeu menjëherë tërheqje të fortë dhe nisi të bisedonte me të.

“Gjatë darkës, tërheqja ime ndaj Jason nisi të shtohej. Shpejt unë u ndërgjegjësova për çdo veprim apo frymëmarrje të tij. Pashë që sado e sikletshme ishte, më mbesnin sytë te gjoksi i tij  që i dukej nga këmisha e bardhë. Ai ishte i stërvitur dhe kishte një trup tërheqës, por sigurisht që nuk ishte gjoksi i tij ajo nga çka tërhiqesha më shumë.”

Dyshja kishin vijuar të pinin e të bisedonin gjatë natës, dhe autorja insiston se tërheqja e saj për Jason intensifikohej “me çdo orë që kalonte”.

“Kur të tjerët shkuan në restorant në darkë vonë, të gjitha shqisat e mia u vunë në vigjilencë të lartë. Ishte e qartë që energjia mes meje e Jason qe shumë e ngarkuar,” shkruan Trenfield.

Dyshja kishin përfunduar mbrëmjen e tyre me një përqafim, por Trenfield i kishte përshpëritur Jason në vesh: “Kjo nuk merr fund këtu, dua të të takoj përsëri.”

“Nuk isha ndjerë asnjëherë kështu. Këtë e di pa asnjë hezitim, pa asnjë dyshim në mendje, ishte energjia e provuar atë mbrëmje e dy shpirtrave tanë që ndërlidheshin. U largova nga ajo darkë si një tjetër grua”, shkruan ajo.

Autorja më tej vijon të përlotet me eksperiencën e saj intoksikuese me Jason, duke shkruar: “E dija në zemrën e mishin tim se kisha ndryshuar krejtësisht. Nuk i shpreh dot ndjenjat dhe eksperiencën, por e dija se ky takim në një vend të pazakontë, kishte ndryshuar jetën time në mënyrën me dramatike”.

Kështu që një muaj më vonë Trenfield i dha fund martesës së saj 14-vjeçare me bashkëshortin, edhe pse nuk kishte pasur më komunikime me Jason që prej mbrëmjes së darkës.

“Një grua që kishte qenë gjithmonë kaq e organizuar dhe e planifikuar në çdo gjë të jetës së saj, sapo kishte marrë vendimin më dramatik, që prekte njerëzit më të shtrenjtë për të, familjen e saj,” shkruan Trenfield.

Por megjithë titullin e librit të saj, shkrimi në gazetën australiane mbetej pezull, pasi nuk përmendej pjesa kur Trenfield refuzohet nga Jason.

Por shkrimi nisi të bëhej viral në rrjetet sociale ku shumë dukej se shijonin thyerjen e zemrës së Trenfield pas refuzimit.

“Sigurisht që [shpirti binjak] i tha jo! E la burrin pas një nate me dikë që nuk e njihte” shkruante një përdorues.

“Po kur një ditë fëmijët e tu të lexojnë këtë që ke shkruar, sesi e prishe familjen kur të erdhi epshi pasi pive shiraz, çfarë do të bësh?” shkruante një tjetër , duke i sugjeruar Trenfield të mos kishte publikuar tregimin e paturp.

Autorja kishte gjithsesi disa mbështetës, që e lavdëronin për të vërtetën emocionale.

“Ajo nuk shkatërroi jetën e vet kot,” shkruante simpatizantja. “La një martesë që do të merrte fund gjithsesi, dhe tani po përfiton sa mundet nga situata, edhe ish-burri ndoshta është më i lumtur”.

Trenfield nuk ka komentuar më për kritikat e librit por thotë se tani punon si  “konsulente personale jete” dhe nuk besohet se nuk është rilidhur me bashkëshortin.

FOTO GALERI
1/5
Amanda Trenfield është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi rrëfeu se kishte lënë bashkëshortin e saj për atë që besonte se ishte “shpirti i saj binjak”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA