14/11 15:54
Peshngritja shqiptare po vazhdon të krijojë me sa duket brezat pasardhës po kaq të suksesshëm sa edhe kampionët e mëdhej të të rriturve.
Në ishullin e kretës po zhvillohet aktualisht Kampionati Boteror U20 ku kuqezinjtë përfaqësohen me disa element të rinj. 17 vjeçari Ertjan Kofsha, i Shtërmenit të Cërrikut arriti një sukses të padiskutueshëm duke ngritur 147 kg në stilin e shkëputjes që i dha mundësinë të marrë medaljen e Bronzit.
Do të jetë ky sportist do marrë pjesë në Meksikë për Kampionatin Botërorë U17 dhe me Rezultatin që ka marrë në këtë garë edhe pse në moshë më të vogël, ka pritshmëri të mëdha për të qenë kandidati kryesorë për titullin kampion bote.
Top Channel