Pas dhjetë muajve, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz i mblodhi në Berlin, kryeministrin e Kosoës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ndonëse do të ketë një takim jo formal mes tyre, fillimisht, Scholz takoi ndaras krerët e Kosovës dhe Serbisë. Nga kreu i qeverisë kosovare, Scholz kërkoi të jenë konstruktiv në procesin e dialogut.
“Ka rëndësi qendrore që të dyja vendet të zgjidhin konfliktin hap pas hapit. Me këtë ata to të jepnin kontribut në sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën. Objektivi i dialogut të Brukselit është marrëveshja gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hapë të dy vendeve perspektivën në Bashkimin Evropian dhe paqe në rajon”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.
E ndërkohë, Albin Kurti u shpreh se synohet një njohje reciproke mes vendeve, duke kërkuar edhe mbështetje nga Gjermania në liberalizim të vizave për Kosovën.
“Kosova është proaktive dhe konstruktive në dialog duke sjellë edhe propozime në linjë me vlerat e Bashkimit Evropian. Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke, pra jo në një njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog me njohje reciproke”, tha Kurti.
Olaf Scholz takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Ku pas pati edhe një tjetër jo formal mes Kurtit, Vuçiçit dhe ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak, që në Berlin po qëndron me ftesë të kangjelarit Scholz.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç u takuan për herë të fundit në korrik të 2021, që atëherë, takimet në kuadër të dialogut u zhvilluan nga ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë.
Top Channel