Detaje të reja janë zbuluar sot nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në unazë ne zonën e Shallvareve.
Gazetarja Dorjana Bezat tha se për Top Channel se shkak për ngjarjen dyshohet se është humbja e kontrollit nga autobusi i drejtuar nga 62 vjeçari Muhamet Kyçuku. Autobusi ka qenë duke qarkulluar në korsinë e mesit kur ka humbur kontrollin dhe nuk ka mundur dot të qëndrojë në stacion.
Për të shmangur përplasjen me mjete të tjera që po qarkullonin në këtë aks, drejtuesi i autobusit Muhamet Kyçuku ka nxjerrë autobusin nga rruga duke u përplasur fillimisht me një mjet Benz që drejtohej nga 27 vjeçari Jurgen Rama i cili ishte duke qarkulluar paralelisht në korsinë e djathtë. Më pas mjetet u përplasën me nje pemë dhe përfunduan në lumin Lana. Nga aksidenti morën lëndime të lehta 6 persona. Pritet ekspertimi teknik i autobusit për të kuptuar se kush e shkaktoi humbjen e kontrollit.
Autobusi sipër Lanës nuk do të zhvendoset por do të qëndrojë si instalacion për të ndërgjegjesuar qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Top Channel