Rreziku i inflamacioneve në zemër pas marrjes së dozave të vaksinës Moderna ose Pfizer është zbuluar në një studim të gjerë të rreth 23 milionë njerëzve, shkruan rrjeti britanik Express.co.uk
Miokarditi është emri që i jepet inflamacioneve muskujve të zemrës, që njihen ndryshe si “miokardium”.
Zakonisht kjo gjendje vjen nga një infeksion viral dhe mund të reduktojë aftësinë e zemrës për pompimin e gjakut dhe si rrjedhim ritmi i zemrës mund të shpejtohet ose çrregullohet. Në disa raste rezultati është ataku kardiak.
Kjo ndodh shpesh e lidhur me perikarditin, që është inflamacioni i qeses që rrethon zemrën dhe mund të shkatojë dhimbje të mprehta të gjoksit, mungesë frymëmarrjeje dhe aritmi.
Shumë raportime nga Kanadaja, SHBA e Izraeli kanë sinjalizuar rritje të rasteve të miokarditit pas marrjes së vaksinave të teknologjisë mRNA kundër SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, shkruan e përditshmja britanike.
Për më tepër të dhëna nga studimet në Francë e Kanada tregojnë se incidenca e rasteve të miokarditit është më e lartë pas marrjes së vaksinave Moderna dhe BioNTech/Pfizer.
Qendra shëndetësore britanike UKHSA ka këshilluar se rastet e miokarditit e perikarditit janë të rralla ose të buta pas vaksinimit.
Por epidemiologu suedez prof. Professor Rickard Ljung dhe kolegët e tij shkuan më tej duke studiuar të dhënat e 23.1 milionë njerëzve nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia e Suedia, nga dhjetori 2020 deri në tetor 2021.
Ata kërkuan për rastet e hasjes së miokarditit e perikarditit, sipas seksit, moshës dhe specifikave të vaksinimit të pacientëve.
Ata u fokusuan në rastet kur inflamacionet në zemër lindnin mesatarisht 28 ditë pas vaksinimit.
Duke ekzaminuar subjektet e vaksinuara, grupi zbuloi se kishte më shumë gjasa të lindjes së miokarditit pas dozës së dytë të vaksinimit kundër koronavirusit.
Në mënyrë specifike rreziku rritej me 75 përqind me vaksinën e kompanisë BioNTech/Pfizer, dhe me 557 përqind me vaksinën Moderna, sipas studimit.
Grupi zbuloi se rreziku i inflamacionit në zemër pas dy injeksioneve ishte më i lartë te burrat nga 16 deri në 24 vjeç.
Kërkuesit shkruanin: “Rezultatet e këtij studimi të gjerë tregojnë se si e para dhe vaksina e dytë mRNA (e teknologjise mesazher në ARN) kanë lidhje me rritje të rasteve të miokarditit dhe perikarditit”.
“Rreziku më i lartë ishte për meshkujt pas dozës së dytë”.
“Zbulimet përputhen me të dhënat e tjera të 4 deri në 7 raste brenda 28 ditëve për 100,000 vaksinime BioNTech/Pfizer dhe 9 deri në 28 raste për 100,000 vaksinime Moderna.”
Studiuesit thonin se rreziqet duhet të balancohen me avantazhet e mbrojtjes nga sëmundja. Studimi u publikua në revistën mjekësore JAMACardiology.
Top Channel