Lea Ypi me “ Të Lirë” është fituesja e çmimit Lumo Skëndo. Ajo u përzgjodh mes pesë finalistë. Fatos Lubonja me “Jetë burgu”, Fatmir Toçi me “Arbëreshët”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar” dhe Kujtim Shala me librin “Zbulimi i Zef Pllumit”.
Shkrimtarja dhe pedagogia e teorisë politike theksoi polemikat që libri I saj ka marrë në vendin e vet.
Sipas saj, lidhja më e fortë mes librit të saj dhe veprës së Mit’hat Frashërit është liria morale. Kjo liri është thelbi I kërkimit të dinjitetit njerëzor, pavarësisht realitetit institucional në shoqëritë që jetojmë.
Uran Butka, drejtuesi i jurisë theksoi rëndësinë e këtij çmimi. Dhe se për të zgjedhur fituesin votimi është realizuar disa herë.
Ky çmim u risoll nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe ka në fokus risjelljen në vëmendje të Mit’hat Frashërit. Por edhe për të patur një vlerësim të për veprën më të mirë publicistike apo studimore.
Top Channel