Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Lorela Cubaj, vajza me origjinë shqiptare që do të luajë në kampionatin e njohur të basketbollit WNBA.
E lindur dhe rritur në Terni të Italisë, ajo tregoi se ka pasur një lidhje të ngushtë me Shqipërinë dhe Ksoovën, por tashmë nuk mundet t’i vizitojë më për çështje kohe.
“Jam 1.93 m e gjatë. Më tepër kam luajtur në qendër dhe kam spikatur edhe për lojën fizike. Gjithashtu jam një person që i flas dhe inkurajoj gjithë ekipin”, tha ajo, ndërsa theksoi se janë dashur shumë sakrifica nga prindërit për të qenë këtu ku është.
23 vjeçarja shqiptare u përzgjodh këtë të hënë nga skuadra New York Liberty, ndërkohë që është pjesë e ekipit kombëtar të basketbollit në Itali.
Top Channel