24/11 21:11
Robert Lewandowski është një sulmues që i intereson shumë Barcelonës.
Polaku i është vetofruar klubit “blaugrana”, pasi negociata me Bayernin për rinovimin e kontratës nuk shkuan ashtu siç ai dëshironte. Në vendlindjen e tij kanë guxuar të thonë se ai tashmë ka një marrëveshje trevjeçare me Barcelonën.
Mirëpo edhe nga Polonia vjen një paralajmërim nga një zë autoritar. Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, një legjendë futbolli në këtë vend, e sheh si shumë të rrezikshme këtë lëvizje. Në një postim në Twitter, Boniek shkruan:
“Lewandowski te Barcelona? Duket transferim shumë interesant, emocionues. Por pemët e vjetra nuk rimbillen, është një rrezik i madh.”/Super Sport
Top Channel