“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot
Aktori Will Smith ka kërkuar ndihmë në një klinikë rehabilitimi, pas incidentit të ndodhur në ceremoninë e Oscars.
53-vjeçari ka kërkuar ndihmën e ekspertëve në një klinikë për personazhe të famshëm, për ta ndihmuar në trajtimin stresit.
Një burim tha se ishte një përpjekje në kohë për të shpëtuar karrierën dhe reputacionin e tij tani të lëkundur .
“Kjo është pa diskutim beteja e karrierës së tij”, tha burimi.
Pasi Will Smith goditi Chris Rock-un në Oscar, ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u kthyer në meme virale në të gjithë botën.
Gjithashtu ai është bërë pjesë e salloneve të tatuazheve pasi disa thjesht nuk duan ta harrojnë atë moment. Një artisti tatuazhesh me bazë në Birmingham, Jon Arton tha se disa klientë i kërkuan që të bëjnë tatuazh momentin e goditjes së Oscars në trupin e tyre.
Will Smith është tërhequr nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit që prej incidentit, tha ai në një deklaratë,
“Unë jap dorëheqjen nga anëtarësimi im në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë tjetër që konsiderohet e përshtatshme’, tha ai.
Top Channel