Nicolas Cage pothuajse i panjohshëm me flokë e mjekër të bardhë, aktori pozon në tapetin e kuq me gruan 31-vjeçare
Djali i çiftit të famshëm David dhe Victoria Beckham, Brooklyn Beckham po punon për të ndërtuar një perandori të pavarur biznesi. Sipas raportimeve, pas tij qëndron një prej biznesmenëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjehrri i tij Nelson Peltz.
27-vjeçari, i cili prej kohësh është përfshirë në një përplasje të tensionuar familjare me prindërit e tij, thuhet se po merr këshilla biznesi nga Peltz, 84 vjeç, ndërsa synon të krijojë një emër dhe pasuri të tijën.
“The Sun” shkruan se, Peltz i ka sugjeruar Brooklyn-it që të përqendrohet te produktet e përditshme, duke shfrytëzuar famën dhe emrin e tij për të krijuar marka që mund të shiten në sasi të mëdha.
Një prej hapave të parë ishte lançimi në vitin 2024 i markës së salcës pikante Cloud23, emër i frymëzuar nga numri 23 që David Beckham mbante gjatë karrierës së tij në futboll.
“Brooklyn ka marrë këshilla nga babai i Nicola-s, i cili i ka sugjeruar se mundësitë më të mira për të ndoshta qëndrojnë te produktet e përditshme”, tha burimi.
Sipas tij, ideja është që 27-vjeçari të ndërtojë gradualisht një portofol produktesh, duke kaluar më vonë edhe drejt sektorit të restoranteve.
“Duke përdorur famën dhe emrin e tij për të shitur produkte të konsumit, të cilat mund të shiten në volum, ai mund të ndërtojë markë pas marke. Në një moment, njohja e emrit do ta bënte të natyrshëm edhe hapin drejt hapjes së shumë restoranteve”, shtoi burimi.
Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, aktorja amerikane Nicola Peltz, kanë kaluar kohët e fundit kohë me familjen e saj. Çifti është shfaqur së bashku në Festivalin e Filmit në Venecia, ku Nicola u nderua me çmimin “Rising Star”, përpara se të udhëtonin drejt Normandisë në Francë.
Raportimet vijnë në një periudhë kur marrëdhënia e Brooklynit me prindërit e tij është në qendër të vëmendjes së mediave. Sipas burimit, ai dëshiron të tregojë se mund të ndërtojë një karrierë të pavarur dhe të mos mbështetet vetëm te emri i familjes Beckham.
“Brooklyn është i vendosur të krijojë rrugën e tij profesionale, në mënyrë që të gjithë të shohin se sa mirë ka arritur të bëjë pasi është distancuar nga marka dhe emri Beckham”, tha burimi.
Ndërkohë, pretendimi se ai synon të ndërtojë një pasuri më të madhe se ajo e prindërve të tij mbetet pjesë e raportimeve mediatike dhe nuk është një objektiv i konfirmuar publikisht nga vetë Brooklyn Beckham.
Me mbështetjen dhe përvojën e biznesmenit Nelson Peltz, Brooklyn dhe Nicola thuhet se duan të ndërtojnë një markë familjare që shkon përtej famës së tyre aktuale.
Top Channel