Nicolas Cage pothuajse i panjohshëm me flokë e mjekër të bardhë, aktori pozon në tapetin e kuq me gruan 31-vjeçare
Katy Perry tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në krah të partnerit të saj, ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, gjatë galasë për hapjen e Muzeut Lucas të Artit Narrativ në Los Angeles.
Çifti mori pjesë në eventin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje, më 19 shtator, ku pozuan para kamerave të përqafuar.
Këngëtarja zgjodhi një fustan të bardhë prej kadifeje, me një bust të theksuar, duke preferuar një pamje pa shumë aksesorë. Perry i kishte flokët të ndara në kaçurrela të lirshme, ndërsa Trudeau u shfaq me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë.
Shihni videon dhe fotot nga paraqitja e çiftit.
Perry dhe Trudeau, të cilët janë në një lidhje prej më shumë se një viti, kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre dhe kanë lënë të kuptohet se janë më të dashuruar se kurrë.
Në një intervistë të fundit, këngëtarja rrëfeu se pas ndarjes nga Orlando Bloom kishte kaluar një periudhë të vështirë emocionale, por jeta e saj ndryshoi pasi takoi partnerin e saj të ri.
“Mësova si të kthehesha te qëllimi im dhe mora dhuratën më të madhe nga ky turne, takova dashurinë e jetës sime”, u shpreh Perry.
Top Channel