SPAK cakton masën “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda
22/09/2026 08:41
SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.
Kontrollet vijnë si rezultat i hetimeve të dosjes së AKSHI-t.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se BKH ka ushtruar kontroll në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026.
Top Channel