Nicolas Cage pothuajse i panjohshëm me flokë e mjekër të bardhë, aktori pozon në tapetin e kuq me gruan 31-vjeçare

21/09/2026 09:50

Aktori i njohur Nicolas Cage tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij të re në tapetin e kuq, ku u shfaq me flokë dhe mjekër të bardhë, përkrah bashkëshortes së tij 31-vjeçare, Rico Shibata.

62-vjeçari dhe Shibata morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut Lucas të Artit Narrativ në Los Angeles, të shtunën, më 19 shtator. Çifti pozoi para kamerave duke buzëqeshur, ndërsa pamja e re e aktorit u bë menjëherë një nga detajet më të komentuar të mbrëmjes.

Cage kishte zgjedhur një xhaketë smoking blu, këmishë të bardhë, pantallona të zeza dhe syze dielli. Në krah të tij, Shibata u shfaq me pantallona ngjyrë krem, një bluzë të bardhë dhe një pallto të bardhë me mëngë gjysmë të tejdukshme.

Sipas Daily Mail, Cage dhe Shibata u njohën përmes miqve të përbashkët në vitin 2021, ndërsa aktori ndodhej në Japoni për xhirimet e filmit “Prisoners of the Ghostland”.

Marrëdhënia e tyre u zhvillua shpejt dhe po atë vit çifti u martua në Las Vegas, në një ceremoni private.

Në vitin 2022, Cage dhe Shibata u bënë prindër për herë të parë së bashku. Ata mirëpritën një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin August.

Top Channel