llatan Ibrahimovic edhe pse në moshën 40-vjeçare duket se nuk e çon në mendje të tërhiqet.
Sulmuesi pritet të rinovojë edhe për sezonin e ardhshëm me Milanin, ndërsa në një intervistë të fundit për UEFA-s, ka theksuar se do të largohet nga futbolli vetëm në momentin kur të shoh dikë më të mirë se vetja.
“Dua të luaj sa më shumë të mundem, nuk dua që kur të tërhiqem të pendohem pse u largova. E vërteta është se do të më shihni në fushë deri në momentin kur të shoh se dikush tjetër është më i mirë se unë, ndaj do të vazhdoj të luaj ende. E ardhmja mbetet për t’u shkruar, unë nuk bëj plane dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë.
Futbollistët zgjohen, shkojnë në stërvitje, ruajnë regjimin, stërviten dhe pushojnë. E bëjnë këtë për 20 vite me radhë dhe në këmbim marrin adrenalinë, ndaj kur tërhiqesh nis edhe të mungon një rutinë e tillë. Më pas duhet ta fillosh nga zero dhe të gjesh diçka tjetër për t’u angazhuar”, u shpreh Ibra.
Top Channel