Franca, Maignan thyen mallkimin 40 vjeçar, pritet penalltia e parë që nga Botërori i 1986

26/06/2026 23:18

Mike Maignan ishte në listën e protagonistëve të Francës në fitoren e thellë 4-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit të Grupit I të Botërorit 2026.

Portieri i Milanit në këtë ndeshje arriti të presë në 11 metërsh në favor të skuadrës skandinave të ekzekutuar nga Jorgen Strand Larsen, një episod që ndodhi në minutën e 50 të ndeshjes.

Me këtë pritje, Maignan bëri që të prishej një mallkim që zgjaste prej 40 vitesh që nga Botërori i vitit 1986 në Meksikë. Duke përjashtuar rastet e ndeshjeve që kanë kërkuar lotarinë e 11 metërshave,  nuk ndodhte që nga ai moment që një portier francez të priste një penallti.

Në këtë mënyrë, Maignan i bashkohet Joej Bats që në Botërorin e 40 viteve më parë arriti të neutralizojë penalltinë e ekzekutuar nga Zico gjatë ndeshjes çerekfinale me Brazilin.

Top Channel