Nga yll futbolli në “asistencë sociale”: Si ia fshiu babai 80% të pasurisë Raphinhas pa rënë fare në sy
Manuel Neuer është vënë në shënjestër të kritikave në Gjermani pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës. Portieri veteran mori notën 5 nga shumica e mediave gjermane, një vlerësim që në sistemin arsimor gjerman konsiderohet shumë i dobët.
Në golin vendimtar të shënuar nga Plata, Neuer reagoi me vonesë dhe nuk arriti të ndalte topin, duke u bërë një nga fajtorët kryesorë për disfatën e kombëtares gjermane.
40-vjeçari ishte tërhequr nga kombëtarja pas Kampionatit Evropian, por u rikthye për Kupën e Botës, pasi shumë tifozë dhe analistë besonin se ai meritonte të ishte titullar, duke qenë se vazhdonte të luante me Bayern Munich.
Megjithatë, forma e tij ka qenë e luhatshme. Edhe te Bayerni ai ka alternuar ndeshje të shkëlqyera me paraqitje që kanë ngritur pikëpyetje për nivelin e tij aktual. Për më tepër, ai humbi edhe dy ndeshjet miqësore para Botërorit për shkak të dëmtimeve.
Statistikat e tij në këtë turne nuk janë bindëse. Neuer ka pësuar katër gola dhe ka realizuar vetëm tre pritje, ndërsa asnjëherë nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur.
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, nuk i kurseu kritikat.
“Siguria është diçka tjetër. Ai ishte shumë i pasigurt. Nuk është Neuer që njohim”, u shpreh Matthäus për “Bild”.
Edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Bastian Schëeinsteiger, u pyet për mungesën e pritjeve vendimtare të portierit, por shprehu besimin se ai do të mbetet një element i rëndësishëm për Gjermaninë në vazhdim të turneut.
Pavarësisht kritikave, trajneri Julian Nagelsmann ka konfirmuar besimin te portieri veteran dhe nuk pritet të bëjë ndryshime në portë për ndeshjet e fazës me eliminim direkt.
Pas ndeshjes, Neuer mbrojti veten duke deklaruar se kishte tentuar të arrinte topin në rastin e golit vendimtar, por reagimi i tij rezultoi i vonuar.
Top Channel