“Kushtet e Apelit janë skandaloze, peng i tim shoqi, duhet e re”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton Gogut, ministri: E kuptoj shqetësimin, por s’bëhet brenda natës
Bosnja dhe Hercegovina siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pasi mposhti Katarin me rezultatin 3-1. Protagonisti i ndeshjes ishte 18-vjeçari Kerim Alajbegoviç, i cili u shpall lojtari më i mirë i takimit.
Paraqitja e talentit boshnjak nuk kaloi pa u vënë re nga legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, i cili e mbuloi me elozhe sulmuesin e ri.
“Të gjithë flasin për golin, por për mua ai nuk është gjëja më e rëndësishme. Më e rëndësishmja është guximi. Një djalë 18-vjeçar që luan në Kupën e Botës, nën presion dhe para miliona njerëzve, sikur stadiumi t’i përkiste atij. Kjo është diçka e rrallë”, u shpreh Ibrahimovic.
Sipas ish-kapitenit të Suedisë, talenti nuk mjafton pa karakter.
“Kur e pashë Kerimin, nuk pashë një lojtar të ri që shpresonte për një ndeshje të mirë. Pashë një futbollist që besonte se ishte më i miri në fushë. Më bëri përshtypje mënyra si kërkonte topin dhe si krijonte vetë mundësitë. Lojtarët e mëdhenj nuk presin rastin, ata e krijojnë atë”, tha ai.
Në fund, Ibrahimovic parashikoi një të ardhme të madhe për Alajbegoviç.
“Njerëzit do të thonë se ky është vetëm fillimi i karrierës së tij. Ndoshta. Por nëse ruan këtë mentalitet, ky gol do të mbahet mend si momenti kur futbolli kuptoi se kush është Kerim Alajbegoviç. Kupat e Botës janë vendi ku lindin yjet dhe sot u prezantua një i ri”, përfundoi ai.
Me golin ndaj Katarit, Alajbegoviç vendosi një rekord të ri. Në moshën 18 vjeç e 276 ditë, ai u bë futbollisti më i ri në historinë e Kupës së Botës që shënon nga jashtë zonës së penalltisë, duke lënë pas Kylian Mbappen.
18-vjeçari vjen pas një sezoni të suksesshëm me RB Salzburgun, ku realizoi 13 gola në 44 ndeshje. Ai debutoi me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës në shtator të vitit të kaluar dhe deri tani ka regjistruar dy gola dhe katër asistime në 13 paraqitje.
Top Channel