Scaloni surprizon të gjithë, Lionel Messi mbetet në stol kundër Jordanisë
Gara për Topin e Artë në Botërorin 2026 është një garë e ndezur dhe yjore. Janë shumë lojtarë që kanë shfaqur një marsh më shumë se të tjerët në këtë fushë. Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius, Haaland, Dembele janë protagonistët e kësaj gare vërtet galaktike.
Për momentin në krye të klasifikimit të golashënuesve është pikërisht kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi me 5 gola të shënuar në 2 ndeshje; 3 ndaj Algjerisë dhe 2 ndaj Austrisë.
Pas rekordmenit të Botërorëve për golat e shënuar pozicionohen pikërisht yjet e tjerë Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Vinicius dhe Erling Haaland me nga 4 gola secili, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë se Messi.
Por këta futbollisë janë në garë edhe për çmime të tjerë individualë që do të jepen në përfundim të këtij kompeticioni, siç është lojtari më i mirë, lojtari i ri më i mirë dhe padyshim edhe golashënuesi më i mirë
Që nga edicioni i parë në 1930, askush nuk e ka fituar Këpucën e Artë të Boërorit 2 herë. Kjo mund të ndryshojë këtë vit duke qenë se Kylian Mbappe e ka fituar këtë trofe edhe në Botërorin e kaluar të zhvilluar përpara 4 vitesh në Katar.
Top Channel