Ëndrra e shumë tifozëve për një finale mes dy gjigantëve të futbollit, Francës dhe Argjentinës, mbetet e vetmja mundësi për t’i parë këto dy kombëtare përballë njëra-tjetrës në këtë Kampionat Botëror.

Pas përcaktimit të “degëve” të tabelës së turneut, është zyrtarizuar se Franca dhe Argjentina ndodhen në anë të kundërta të rrugëtimit. Kjo do të thotë se, pavarësisht ecurisë së tyre, ata nuk do të kenë mundësi të përballen në asnjë fazë tjetër, duke e lënë përplasjen e tyre të mundshme vetëm për ndeshjen finale të këtij Botërori.

 

Top Channel