Scaloni surprizon të gjithë, Lionel Messi mbetet në stol kundër Jordanisë
27/06/2026 01:02
Një lajm i bujshëm vjen nga kampi i Argjentinës.
Trajneri Lionel Scaloni ka konfirmuar zyrtarisht se kapiteni Lionel Messi nuk do ta nisë nga minuta e parë sfidën e fundit të grupeve në Kampionatin Botëror kundër Jordanisë.
“Leo Messi do ta nisë nga stoli nesër,” deklaroi shkurtimisht tekniku argjentinas para mediave.
Ky vendim është një lëvizje e pastër strategjike për të ruajtur energjitë e kapitenit përpara fazës me eliminim direkt. Ndonëse nuk do të jetë titullar, “Pleshti” mbetet një armë e fuqishme në pankinë, i gatshëm për t’u aktivizuar në pjesën e dytë nëse skuadra do të hasë vështirësi për të zhbllokuar takimin.
Top Channel