Reperi Don Xhon ka sqaruar pamjet që kanë qarkulluar në Tik Tok pasi shfaqet duke dalë nga një restorant pas një konflikti me persona të tjerë.

Ngjarja u tha se ka ndodhur më datë 11 mars në Belgjikë. Vetë artisti tha se ishin menaxheri i tij dhe organizatori i mbrëmjes ata që tentuan ta largonin nga aty në mënyrë që ai të mos përfshihej në një mosmarrëveshje.

“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistave. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje.

Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakuar në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast. I kërkoi mediave që para se të bëjnë një titull për të tërhequr klikime, të verifikojnë lajmin sepse sikur ata që kanë familje kam edhe unë, edhe çdo kush shqetësohet nga dezinformatat që nxjerrin. Respekt për organizatorin dhe menaxherin Besartin!”, ka shkruar Don Xhoni.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel