PSG “buzëqesh” në kampionat, Mbappe dhe Neymar shkëlqejnë në fitoren ndaj Bordeaux

13/03/2022 22:45

Pas disfatës ndaj Nice në fundjavën e kaluar, PSG është rikthyer te suksesi në kampionat ndaj Bordeaux.

Të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino “hedhin pas” edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve teksa shënuan tre herë në portën kundërshtare.

I pari që hapi llogaritë e sfidës ishte Kylian Mbappe në minutën e 24. me sulmuesin që pas një asisti të Wijnaldum u gjend brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të menjëhershme shënoi golin numër 15 në Ligue 1.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, kryeqytetasit vendosën në kasafortë trepikëshin teksa në të 52-tën minutë realizuan golin e dytë me anë të Neymar. Braziliani nuk e pati aspak të vështirë të realizonte me portën thuajse të zbrazur pas pasimit perfekt të Hakimit nga krahu i djathtë.

Sakaq, vetëm pas nëntë minutash pjesë e festës u bë edhe Paredes, i cili lëvizi bukur brenda zonës dhe në fund “shkundi” rrjetën. Pas kësaj fitoreje, PSG “blindon” vendin e parë në kampionat me 65 pikë, 15 më shumë se ndjekësitë më të afërt, Nice, ndërsa nga ana tjetër, Bordeaux rrezikon seriozisht mbijetesën pasi është në vendin e fundit me 24 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA