Kryeministri Edi Rama tha se nuk e ka qeveria fajin për rritjen e çmimit të naftës, dhe e gjithë kjo situatë sipas tij ka ardhur si pasojë luftës në Ukrainë.

Gjatë një bashkëbisedimi online në Facebook me qytetarët, Rama tha se nafta që vendi ynë prodhon nuk mund të përdoret për benzinë dhe diesel, pasi kjo mund të shkatërrojë makinat brenda javës.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të furnizojë mjaftueshëm as energjinë, prandaj jemi të detyruar ta blejmë në verë dhe në dimër, kur ka rreshje shiu të shumta, ta shesim.

Edi Rama: Problemi me naftën thonë fajin e ka qeveria që e shet të gjithë jashtë. Ne nuk e kemi të mjaftueshme energjinë, as kur jemi në kulmin, jo më me rreshje të ulëta, le naftën jo e jo sepse ne nuk kemi naftën për benzinë. Nafta jonë është e rëndë, shitet për bitun. Nëse do përdorej për makinat tona, do t’i çonte për skrap për një javë. Ne e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë e vjedhin politikanët, është një logjik hajdutësh. Pa dashur të lexojë dhe kuptojë, thjesht në potencë është hajdut se si mund ta akuzosh tjetrin jo mbi fakte reale. Ne e shesim energjinë në korat me shi, duhet ose ta shesim ose ta hedhim, se energjia nuk mbahet dot as në dollap as në frigorifer. E shesim lirë se në verë dhe në dimër ulet kërkesa. Në verë në nuk kemi reshje dhe patjetër duhet të dalim në treg. Prandaj po ndërtojmë Skavicën për ta ruajtur në kohën e thatësirës port ë gjitha duan kohë. Në s’mund të ndahemi të faktet, ndarja te faktet na bën të çorientohemi dhe të hyjmë  në një kacafytje  përçarjes. Disa muaj më parë dola dhe paralajmërova krizë në horizont, thanë se kjo ishte një sajesë. Ça fitimi ka një kryeministër të sajojë lajme që frikësojnë njerëzit. Fakti e tregoj që kjo nuk ishte një lojë. Kur fola për krizë, as se kishte njeri idenë se Europa do të hynte në luftë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA