‘Nuk duam ta humbasim vendin tonë’, Zelensky prek deputetët britanikë: Na ndihmoni

08/03/2022 19:47

“Ne nuk duam ta humbasim vendin tonë”, kështu ju drejtua Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky politikanëve britanikë me fjalimin që mbajti para tyre duke ju kërkuar që të bëjnë c’ështe e mundur për të ndihmuar Ukrainën, e dukë përsëritur thirrjen për të siguruar hapësirën ajrore ukrainase.

Zelenskyu përshkroi vështirësitë e ukrainës në 13 ditë luftë duke thënë se vendi i tij nuk e zgjodhi këtë luftë.

“Kjo është një luftë të cilën nuk e nisëm ne, ne nuk duam ta humbasim vendin tonë, ashtu si ju dikur, kur nazistët donin të merrnin vendin tuaj. Këto ditë kanë qenë të vështira për ne, në ditën e sulmit njerëzit u çuan të tmerruar dhe që atëherë nuk kemi fjetur më, por kemi luftuar për vendin tonë. Në ditën e 2 ne u sulmuam nga ajri, rusët na kërkuan të ulim armët , por ne nuk e bëmë, ne luftuam, vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai.

Zelensky tha se pavarësisht sulmeve të rënda nga rusët, ata vazhdojnë të rezistojnë dhe nuk e humbin shpresën se do ta çlirojnë vendin e tyre:
Në ditën e 13 në Mariupol, një fëmijë u vra, ata nuk lejojnë ushqime dhe ujë, njerëzit janë në panik. Më shumë se 15 fëmijë janë vrarë , këta janë fëmijë që mudn të jetonin. Ne nuk e donim luftën. Ne jemi shteti që po i mbron njerëzit edhe pse po luftojmë një nga ushtritë më të mëdha në botë, pyetja është të jemi apo jo, dhe po ne ne duam të jemi. Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim, do të luftojmë deri në fund me cfarë do lloj kushti. Ne po luftojmë në shumë fronte, kërkojmë ndihmën tuaj, siguroni që qiejt tanë të jenë të sigurt.

Pas fjalimit të Zelenskit para deputetëve, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ukrainasit po frymëzojnë miliona njerëz me guximin e tyre.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për të vendosur sanksione dhe për të shtuar presionin kundër Rusisë , derisa Putini të dështojë në këtë sulm dhe Ukraina të jetë e lirë edhe një herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA