24/11 09:50
Rrrushja dhe Mikela patën nje përballje me shumë debate në këtë puntatë të Për’puthen Prime dhe si gjithmonë shkaku kryesorë është Erjoni.
Pëlqimi që vajzat kanë për Erjonin bën që të dyja të përfundojnë në debate me ngritje zëri dhe një lumë akuzash.
Ai i cili nuk i pëlqen aspak kjo situatë është Erjoni i cili shprehet se nuk ndihet aspak mire nga kjo gjendje.
“Ti je fake, unë mendoj që ai djalë atje ndjen më shumë për mua se për Mikelën”, u shpreh Rrushja.
Mikela nuk nguroi t’i jepte përgjigjen e saj: “Të të kishte pëlqyer ty do të të kishte mbajtur”.
Laureta ishte ajo e cila ndërhyri pas mbarimit të përballjes së vajzave duke thënë se Erjoni po luante me dy porta.
Top Channel