Shkollimi i nxënësve te Shkollës 9 vjecare Hajredin Haxhiraj e fshatit Kërkovë të Vlorës nuk i ngjan procesit të bashkëmoshatarëve të tyre. prej vitesh godina është në gjendje të keqe.
Sic duket dhe nga pamjet pjesa më e madhe e shkollës është e amortizuar dhe me lagështirë. E lënë në harresë prej vitesh kjo godinë nuk ngjason me shkollë por me një karakatinë.Edhe tabela e shkollës vijon të jetë me emërtimin e vjetër 8 vjeçare, ndërsa për kushtet e tjera pamjet tregojnë vetë.
Mësueset e shkollës sa shohin mediat nxitojnë të mbyllin derën e shkatërruar.
Për shkak të këtyre kushteve pjesa më e madhe e fëmijëve janë larguar drejt qytetit të Vlorës për të ndjekur mësimin. Para disa vitesh kjo shkollë ka pasur rreth 100 nxënës, ndërsa sot as 20 nuk bëhen.
Top Channel