42 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen, banorët e Divjakës marshojnë në qytet, ish-drejtori i Parkut: Erdhi enkas nga Gjermania për të mbështetur protestën

10/09/2026 22:22

42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës.

Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit vazhdojnë që ftesën e tyre kundër projektit të PS për reformën administrative territoriale që e bashkon Divjakën me Lushnjen.

Folësve këtë të enjte i është bashkuar edhe ish drejtori i parkut Divjakë Karavasta Ardjan Koçi, i cili disa vite më parë dha dorëheqjen pas presioneve që pati në lidhje me detyrën pasi nuk pranonte të ndiqte urdhrat e ministres për të lejuar ndërtimet në parkun e Divjkaës, ai ka ardhur enkas nga Gjermania për të mbështetur këtë protestë duke goditur me fjalët e tij qeverinë dhe drejtuesit e saj vendorë.

Marshimi i protestuesve në rrugët e qytetit mbylli dhe ditën e 42 të protestës në Divjakë.

Top Channel